Këtë të hënë një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës është gjetur i vdekur, raporton Gazeta “Enigma”.
Viktima është Faton Haxhaj, i biri i dëshmorit Haxhi Haxhaj.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Tutje bëhet e ditur se pran shtëpisë së tij është gjetur edhe një armë AK – 47, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast sipas Gashit.
“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Gashi./Gazeta Enigma/