Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka shkruar se ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e të riut nga Grekoci i Suharekës.
Përmes këtij postimi ajo ka njoftuar se Fatoni ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj, raporton Gazeta “Enigma”.
“Pikëllues dhe i rëndë lajmi për vdekjen tragjike të Faton Haxhaj, djalit të dëshmorit Haxhi Haxhaj nga Grekoci i Suharekës.
Fatoni ishte një djalë punëtor, i dashur e aktivist i pashembullt. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë atyre që e njohën”, thuhet në postimin e saj./Gazeta Enigma/