Me të zbardhur dita, banorët e fshatrave të Mitrovicës morën rrugën për në xhaminë më të afërt.
Disa me vetura e disa në këmbë, shkuan për të falur Bajramin e fitrit. Ata fillimisht dëgjuan ligjëratat e hoxhallarëve, që ia përkujtuan të vazhdojnë rrugën e drejtë në adhurimin e Zotit.
Urimet për këtë festë ishin nga më të ndryshmet, veçse ato më të shpeshtat ishin që të ketë paqe, lumturi e begati në jetën e secilit mysliman./Gazeta Enigma/