Kuvendi i Shqipërisë sot do të mbajë seancë të posaçme plenare pasi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i flasë shqiptarëve përmes një video-mesazh.
Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se seanca do mbahet me fillim nga ora 11:00, shkruan Gazeta Enigma.
Ndryshe, Zelensky që nga fillimi i luftës në Ukrainë u është drejtuar disa parlamenteve, për të apeluar për ndihma.