Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sa i përket Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, u shpreh se një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira, shkruan Gazeta Enigma.
Haradinaj theksoi se liria e mediave duhet të jetë e pacenushme, ku e konsideron obiligim përveçse ligjor edhe moral.
“Një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira. Shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias. Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave, nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual.Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme. Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të demokracisë”, ka shkruar Haradinaj./GAZETAENIGMA/