Agjencia e lajmeve ruse, RIA ka zbuluar se për çka diskutuan sot përmes telefonit presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Udhëheqësi rus theksoi se vendet perëndimore mund të ndihmojnë në ndalimin e krimeve të ushtrisë ukrainase dhe militantëve të batalioneve kombëtare, por në vend të kësaj vendet e BE-së i injorojnë ato.
Macron, nga ana tjetër, shprehu shqetësimin për problemet në zhvillim të sigurisë globale të ushqimit, raporton theguardian.
Putin, si kundërpërgjigje, theksoi se “situata është e ndërlikuar shkaku i sanksioneve të vendeve perëndimore” ndërsa vuri në dukje rëndësinë e funksionimit të papenguar të infrastrukturës globale logjistike dhe transportit.
Putin gjithashtu raportohet se i ka thënë Macronit për lehtësimin e evakuimeve nga Azovstal Rusia dhe qasjen ruse ndaj negociatave me Kievin