LAJMI I FUNDIT: Gjendet e zhdukura në Prishtinë

LAJMI I FUNDIT: Gjendet e zhdukura në Prishtinë

Është gjetur 65-vjeçarja Kadrie Kamberi, nga komuna e Prishtinës, e cila orë më parë u raportua e zhdukur.

Këtë e kanë konfirmuar familjarët e saj, të cilët thanë se momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është sjellë në shtëpi nga dy djem të rinj, është në gjendje të mirë shëndetësore. E kemi lajmëruar policinë dhe tani jemi duke përfunduar procedurat që duhet”, thotë një familjar i saj.

I njëjti pohon se zonja tash e një kohë është duke vuajtur nga demenca.

Related Articles