Musmurati: Jo politikë në arsim

Musmurati: Jo politikë në arsim

Drejtoresha e arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, së fundmi ka reaguar përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, për punësimet politike në arsim, shkruan Gazeta Enigma.

Musmurati foli për mënyrën se si do të bëhet përzgjedhja e e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve, ku theksoi se do të bashkëpunojë me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

“Do t’iu japim fund punësimeve partiake në shkollat e Prishtinës! Jam e lumtur që për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës, me kërkesën dhe iniciativën e Drejtorisë së Arsimit, drejtorët dhe zëvendës-drejtorët e shkollave tona do të përzgjedhen në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë. Me këtë, ne do të vendosim një vijë të qartë mes qeverisjes sonë në shërbim të qytetarëve dhe qeverisjeve të kaluara”, u shpreh Musmurati./GAZETAENIGMA/

Postimi i plotë:

Related Articles