Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të shpëtuar ukrainasit e mbetur të plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Gjatë një telefonate të mërkurën, ai falënderoi Antonio Guterres për përpjekjet e tij për të siguruar evakuimin në fillim të kësaj jave.
“Jeta e njerëzve që mbeten atje është në rrezik. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne. Kërkojmë ndihmën tuaj për t’i shpëtuar”, tha Zelensky, sipas shërbimit të tij për shtyp, shkruan BBC.