Haradinaj i mërzitur me mosformimin e Komisionit Hetimor

Haradinaj i mërzitur me mosformimin e Komisionit Hetimor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e filloi seancën e sotme të Kuvendit, duke kërkuar themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë, shkruan Gazeta Enigma.

Ai në fjalimin e tij u shpreh i mërzitur me mosformimin e këtij Komisioni, duke e cilësuar veprim të palogjikshëm nga shumica.

“Të themelohet komisioni jemi të mërzitur më këtë që s`po formohet. Është e palogjikshme veprimi i pozitës duke u përgjigj me një komision tjetër për komisionin e opozitës. TË themelohet ky komision dhe vazhdojmë AAK ju premtoj se do të votoj pikën 3 të rendit të ditës për gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese:, tha ai. AAK përkrah themelimin e komisionit hetimor”, tha Haradinaj./ GazetaEnigma

Related Articles