Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi e ka kritikuar shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për gjuhën e përdorur në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Sipas Gashit, Kusari-Lila po përdorë dhunë verbale ndaj opozitës në Kuvend.
“Me sa po kuptojë nga sjellja verbale e dhunshme e kryetares së pushtetit. Keshnu, keshnu se keshni më vonë, ju nuk keni dëshirën as me pas Gjykatë Kushtuese e as me pas Kuvend. Po e qoni Kuvendin drejt paaftësisë vendimmarrëse. Mbani mend. Po e qoni Kuvendin ,e veprimet e juaja drejt paaftësisë vendimmarrëse dhe po e rrezikoni kushtetutshmërinë në këtë vend duke e shkelur demokracinë dhe duke e paaftësuar Gjykatës Kushtetuese. Kjo është e papranueshme”, ka thënë ai.
Më tutje, ai tha se Kusari-Lila po ankohet për opozitën teka tha se do ta lavdërojnë atë nëse e bënë një punë të mirë.
“Kjo sjellje është e papranueshme dhe po e shtini Kuvendin dhe vendin në një situatë të një konflikti të brendshëm politik për të cilin nuk di se si po doni me zgjidh. E keni për detyrë me zgjedh kompromisin e jo me paaftësu kompromisin. Ju e keni pushtetin. Mimoza po ankohet se ne po e shajmë. Mimozë dalim të lëvdojmë veç bane një punë të mirë”, tha ai.
Deputeti i LDK-së tha se është detyrë e pozitës që të gjejë kompromis lidhur me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën në energji.
“Ju e keni për detyrë me zgjidh kompromisin, ndërkohë ju po e kultivoni dhunën verbale në këtë Kuvend. Çfarë logjike ka pushteti me kultivu dhunën , kur i duhet votat e opozitës. I keni krejt mekanizmat e shtetit në dispozicioni dhe vazhdoni me kultivu dhunën verbale ndaj opozitës. Atëherë kjo e bënë të pamundshëm bashkëpunimin”, tha Gashi.
Ai foli edhe për bashkëpunimin me pozitën, teksa tha se nuk mund të ketë bashkëpunim kur sipas tij opozitës po i shkelet një e drejtë kushtetuese.
“Qysh me bashkëpunu na me ju. Qysh me u marr vesh me votu për Gjykatë Kushtetuese, qysh me u marr vesh për me leju në vullnetin tonë me pas normalitet Kuvendi kur ju nuk jeni në gjendje që një të drejtë kushtetuese të opozitës me leju me u realizu, kur vet e keni shumicën edhe në Komision edhe në seancë. Cila është logjika me blloku, çka doni me mbërri me këtë punë. E thjeshtë mos me u hetu kjo nuk bënë, s’mundet me ndodhë. Jo me vullnetin tonën, se forca bën gjithçka. Vullneti jonë nuk është që ju me e pamundësu një të drejtë kushtetuese për opozitën. Opozita veç këtë të drejtë kushtetuese e ka”, tha më tutje Gashi. / Gazeta Enigma.