Një familjar ka tentuar të fus telefonin përmes reshovit në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Një familjar ka tentuar të fus telefonin përmes reshovit në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në një reshov elektrik, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil, në Qendrën Korrektuese në Dubravë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia”, thuhet në njoftim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative, kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit”, theksohet në njoftimin e SHKK-së./Gazeta Enigma/

Related Articles