Në vitin 2020 kishte përgjysmë më pak fluturime se nga viti paraprak

Në vitin 2020 kishte përgjysmë më pak fluturime se nga viti paraprak

Për shkak të pandemisë COVID-19, edhe fluturimet e aeroplanëve u përgjysmuan.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifra nga fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas statistikave të publikuar nga ASK, përgjysmë më pak fluturime ka pasur në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019. Në vitin 2019 ishte rekord prej 8675 fluturimesh (nisje dhe arritje), kurse në vitin 2020 u shënua numri më i ulët. Gjatë vitit të kaluar u realizuan vetëm 4236 fluturime.

Ndërkaq në 3 mujorin e parë të vitit 2021 janë shënuar 1317 fluturime.

Related Articles