Më parë u raportuar për disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Gushtericë, ku pa shenja jete ka mbetur një person.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dyshohet viktima është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i tij.
Siç mësohet, i dyshuari është zyrtar i Policisë së Kosovës.
Këto janë informatat e para që Sinjali i ka siguruar dhe është në përpjekje për t’i konfirmuar me Policinë e Kosovës.