Manchester City ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Crystal Palace në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas e ka marrë edhe një fitore dhe tashmë është shumë afër që të fitojë titullin kampion të Ligës Premier për sezonin 2020/21.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, të cilët krijuan më shumë dhe menaxhuan lojën në kërkim të golit.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 0-0.
Në pjesën e dytë, City vazhdoi trysninë duke shtuar rastet dhe arriti t’i shënojë dy gola për të siguruar fitoren.
Sergio Aguero (57’) shënoi një gol të bukur për 0-1, ndërsa Ferran Torres (59’) shënoi për epërsinë 0-2 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 80 pikë apo 13 më shumë se Manchester Unitedi i dyti me një ndeshje më pak, ndërsa Palace zë vendin e 13-të me 38 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët luajnë në shtëpi ndaj Chelseat, ndërsa Palace udhëton te Sheffield Unitedi.