Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, së fundmi ka kritiuar Qeverinë Kurti, për Ligjin e Pagave, ku ka kërkuar të marrë ndonjë veprim lidhur me këtë çështje pasi që shumë mjekë po largohen nga Kosova, shkruan GazetaEnigma.
Dreshaj përmes një postimi ka shkruar se mungesa e shpresës dhe perspektivës në vend po i detyron njerëzit të ikin nga Kosova./ GazetaEnigma
Postimi i plotë:
Ligji i pagave imperativ; Qeveri vepro, vendi po zbrazet.
Në vazhdën e ikjes së shumë ekspertëve dhe të rinjëve, nga mungesa e shpresës dhe prespektivës në vend, sot ndodhi edhe një rast i braktisjes së vendit. Mjeku i ri F.L., i përgatitur me shumë mund për vetën dhe kosto për vendin, nga sot kontributet e tij profesionale dhe shkencore do ti dhuroj në një vendi tjetër, e krejt kjo si pasojë e pakënaqësisë me paga si dhe mungesës së perspektivës për të nesërmën.
Është koha që të kalohet nga fjalët në vepra, pagesa adekuate dhe dinjitoze është imperativë i kohës që të ruhet cilësia dhe substanca nacionale në vend.
Qeveri vepro. Ligji i pagave është imperativ i kohës dhe zgjedhja e vetme në ketë situatë.