Kryetari i degës së LDK-së në Kamenicë, Jeton Biqkaj ka dalë me një komunikatë lidhur me kundërshtimin e tyre për zgjedhjen e nënkryetarit Dalibor Filipovic.
Biqkaj thotë se ata e kanë kundërshtuar zgjedhjen e tij, mirëpo janë mbivotuar nga pushteti i VV-së.
“Pikërisht ne nuk e kemi mbështetur këtë propozim të kryetarit Rahimaj për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete i cili erdhi drejtpërdrejtë në kuvend dhe pa asnje konsultim paraprak, por qudia ishte pse nxitonin kur kërkohej të ketë konsultime dhe të dijnë delegatët se kush është ky i propozuar. Por ndoshta pushteti e kanë ditur dhe për ate nxitonin”, tha Biqkaj.
Tutje ai tregoi se nga 27 delegatë vetëm 10 kanë votuar pro, mirëpo votata e abstenuara ia mundësuan që Filipovic të zgjidhet nënkryetar.
“Shpresoj që MALP, do ta kthej në rishqyrtim. Ne grupi i delegatëve të LDK-së jemi deklauar që mbështesim që Komuna jonë të ketë nenkryetar nga komunitetet edhe pse ligjërisht si takon, por ai të jetë një nënkryetar që përfaqëson interesat e komuniteteve por edhe të gjithë qytatëve të Kamenicës e jo fans te Jabllanoviqit. Ps. Jabllanoviqi u pat shkarkuar nga kryeministri Mustafa për gjuhën e përdorur”, tha ai.
Ndryshe, kryetari i Kamenicës nga radhët e Vetëvendosjes, Kadri Rahimaj, e ka konfirmuar sot për Gazetën Express se ka propozuar Dalibor Filipoviqin për nënkryetar të komunës dhe se i njëjti është votuar në Kuvendin Komunal të Kamenicës.
Filipoviq në profilin e tij në ‘facebook’ në vitin 2016 kishte shprehur admirim për ish-ministrin Jabllanoviq, kur ky i fundit ishte shkarkuar për shkak se i kishte quajtur “egërsira” nënat gjakovare.
Filipoviq në komentin e postimit të tij kishte thënë se “Jabllanoviq është njeri i mirë” dhe se “s’ka gabuar kur i ka quajtur egërsira shqiptarët”.