Shumë vende anembanë Evropës po festojnë Ditën e Fitores të dielën më 8 maj.
Por, Rusia e feston fitoren ndaj fashizmit, një ditë më vonë, sepse ishte 9 maji i vitit 1945 kur trupat naziste u dorëzuan në Moskë. Dita e Fitores është një ngjarje vjetore në Rusi.
Kjo festë shënohet çdo vit atje me parada ushtarake, kjo thonë si shenjë për t’u kujtuar sakrificat e Luftës së Dytë Botërore.
BBC në Rusi ka dalë me një raportim, lidhur me festimet që do të bëhen këtë vit në Moskë, në të cilin thuhet se do të ketë më pak pajisje ushtarake dhe më pak ushtarë që do të parakalojnë në qendrën ruse.
Supozohet se do të jenë rreth 10 mijë ushtarë dhe 129 pajisje ushtarake që do të ecin në Sheshin e Kuq. Ndërsa, sa i përket sistemit ajror do të jenë 77 avionë dhe helikopterë, siç ishin edhe vitin e kaluar.
Këtë vit, kjo ngjarje ka marrë një vëmendje më të madhe, pasi është vet Rusia e cila ka dy muaj e më shumë që është duke zhvilluar një luftë në shtetin fqinj të saj Ukrainës, shkruan BBC.