Kuvendi i Kamenicës, Dalibor Filipoviq nga Hajnoci e votoi për nënkryetar të kësaj komune, raporton Gazeta “Enigma”.
Por, dy javë pas këtij votimi, PDK-ja po ia përmend Filipoviqit një status në Facebook të vitit 2016. Sipas tyre, ai kishte shprehur admirim për ish-ministrin, Aleksandar Jablanoviq kur kishte shkruar se “s’ka gabuar kur i ka quajtur egërsira shqiptarët”.
“Komenti ka qenë në gjuhën serbe dhe na e kemi përkthy dhe përmes komentit e kemi pa që ai i ka jep mbështetje Jabllanoviqit”, tha Granit Berisha, kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet.
Mirëpo, vet Filipoviqi po i akuzon opozitën se ia montuan fotografinë, pasi kurrë nuk do të ofendonte pasi ka lidhje familjare me shqiptarët
E kryetari Kadri Rahimaj, thotë se serbi u propozua nga vet komunitetet e pakicave, dhe se nuk di shumë për të.
Vendimi final për ligjshmërinë e procesit për përzgjedhjes së nënkryetarit, pritet të merret brenda pak dite nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal./Gazeta Enigma/