Dyshohet se një person u arrestua në Vërmicë pasi ua kishte drejtuar thikën zyrtarëve doganorë (VIDEO)

Dyshohet se një person u arrestua në Vërmicë pasi ua kishte drejtuar thikën zyrtarëve doganorë (VIDEO)

Dyshohet se sot rreth orës 13:00 Polica e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë.

Kjo sipas Gazetës Sinjali thuhet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, mes drejtuesit të kamionit dhe personave zyrtarë doganorë.

Në një artikull të publikuar thuhet se një qytetar që ka dashtë të mbetet anonim ka rrëfyer se vozitësi i një kamioni kishte nxjerr një thikë duke kanosur personat zyrtarë ku më pas kishte intervenuar edhe policia.

“Në këtë rast në vetëmbrojtje, zyrtari doganor kishe marr një lopatë ku edhe tenton ta godas. Sipas pamjeve që ka dërguar ky sinjalizues, shihet se si shoferi i kamionit është arrestuar nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Sinjali.

Pas kësaj, Gazeta Enigma ka kontaktuar me policinë dhe është duke pritur përgjigje.

Related Articles