Zjarr i madh në parkingun e ‘Albi Mall’, digjen disa vetura

Zjarr i madh në parkingun e ‘Albi Mall’, digjen disa vetura

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në parkingun e ‘Albi Mall’ në Prishtinë.

Një zjarr i madh është parë sot në parkingun e qendrës tregtare ‘Albi Mall’ në Prishtinë, ku disa vetura janë përfshirë nga flakët.

Në pamjet e publikuara shihen flakë të mëdha dhe duket se janë të përfshira së paku tri vetura.

Nuk dihet ende shkaku i zjarri dhe se a ka persona të lënduar.

Related Articles