Orges Shehi u përfol në media për të marrë drejtimin e Gjilanit.
Por, burime të besueshme pranë klubit kosovar bëjnë me dije për Newsport.al që në fakt në “radarin” e gjilanasve është Ernest Gjoka.
Ish-tekniku kampion i Shkëndijës së Tetovës shihet si i duhuri për të drejtuar skuadrën e Gjilanit.
Pas shkarkimit të Ismet Munishit, skuadra gjilanase lufton për titullin kampion.
Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa kujtojmë që Gjoka ka drejtuar edhe në Superiore skuadrën e Kukësit, ekip që e nxorri kampion në sezonin 2016-2017.
Më parë ka qenë në krye të Flamurtarit, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Shqiëprisë.