Munishi: Jemi skuadra e vetme në Superligë që po luajmë futboll

Munishi: Jemi skuadra e vetme në Superligë që po luajmë futboll

Gjilani e ka mposhtur Arbërinë në udhëtim me rezultat 4-3, në një takim me shumë gola dhe rikthime rezultatesh, shkruan Gazetasheshi.com.

Golat për kuqebardhët u shënuan nga Progni i cili shënoi dy herë, Musolli dhe Shend Kelmendi. Ndërsa për dobrajasit kanë realizuar Santos, Kryeziu dhe Bahtiri.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka vlerësuar lartë skuadrën e tij dhe ka shtuar se është e vetmja ekip që luan futboll, duke aluduaur që nuk luajnë me matematika.

“Lojën e skuadrës time e vlerësoj shumë lartë, jemi e vetmja skuadër që luajmë futboll. Jam shumë i kënaqur me futbollistët që u inkuadruan në ndeshje”.

Related Articles