Sot, qeveria ukrainase miratoi një dekret, me të cilin e gjithë prona ruse në territorin e Ukrainës i transferohet shtetit, apo më saktë ndëmarrjes shtetërore Fondit Kombëtar të Investimeve.
Kryeministri Denis Schmihal deklaroi në profilin e tij në Telegram se Kievi do të konfiskojë gjithçka që Rusia ka në Ukrainë dhe do ta përdorë për të forcuar ushtrinë, për të mbështetur popullin dhe për të rindërtuar vendin.
“Si presidenti, ashtu edhe qeveria kanë thënë vazhdimisht se Rusia duhet të paguajë për atë që shkatërroi në Ukrainë”, tha Schmihal, transmeton Ukrinform.
Ai shtoi se qeveria vazhdon të punojë me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që pronat e Rusisë në vende të tjera të konfiskohen dhe të transferohen për rindërtimin e Ukrainës.