Reagon Universiteti i Prishtinës, pas sulmit të profesoreshës

Reagon Universiteti i Prishtinës, pas sulmit të profesoreshës

Pas një komunikate për media Universiteti i Prishtinës, vjen me një reagim pas sulmit që u raportua gjatë ditës së sotme ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë në UP, prof. asoc. dr. Hatixhe Latifi Pupovci, shkruan GazetaEnigma.

UP-ja thotë se aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare.

“Me këtë rast, UP-ja u bënë thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore. UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi”, bëhet e ditur përmes njoftimit./ GazetaEnigma

Related Articles