Lavrov vjen me një paralajmërim për qeveritë perëndimore

Lavrov vjen me një paralajmërim për qeveritë perëndimore

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov në deklaratën e tij të fundit tha se Rusia nuk dëshiron një luftë me Evropën, por që dha një paralajmërim sa i përket mbështetjeve nga qeveritë perëndimore ndaj Ukrainës, shkuan CNN, përcjellë GazetaEnigma. 

“Nëse jeni të shqetësuar për perspektivën e luftës në Europë, ne absolutisht nuk e duam këtë, por po përqëndrohem te deklaratat e Perëndimit se Rusia duhet të mposhtet. Bëjini vetë llogaritë”, tha ministri rus.

Lavrov po i referohej komenteve të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, i cili tha se Uashingtoni dëshiron “të shohë Rusinë të dobësuar në atë masë sa të “heqë dorë” nga pushtimi i Ukrainës.

Rusia është përpjekur vazhdimisht të justifikojë pushtimin e saj në Ukrainë si një luftë kundër neonazistëve ukrainas dhe zgjerimin e NATO-s në Europën Lindore, forca që, sipas Kremlinit, përbëjnë një kërcënim ekzistencial.

Kurse sa i përket shitjes së burimeve energjetike Lavrov tha se Moska ka blerës të mjaftueshëm të burimeve të saj energjetike, pasi Bashkimi Europian po konsideron ndalimin e importeve  të naftës ruse.

“Ne kemi mjaft blerës të burimeve tona energjetike. Ne do të punojmë me ta dhe do ta lëmë Perëndimin t’i paguajë shumë më tepër sesa i ka paguar Federatës Ruse”, u shpreh Lavrov. /GazetaEnigma

Related Articles