Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.339 doza të vaksinës.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 350. / Gazeta Enigma.