Megjithëse nuk arriti të shkojë në finalen e Eurovisionit, , kënga e Ronela Hajatit është e dyta më e klikuara në kanalin zyrtar të këtij festivali.
Performanca e saj është parë në këtë platformë 870 mijë e 319 herë.
E para qëndron ajo e Ukrainës, me këngën “Stefania”. Performancën e tyre e kanë shikuar mbi 1.2 milion njerëz.
Pasi nuk e preku finalen, këngëtarja shqiptare tha se ‘e ka fituar Eurovisionin, pasi ka fituar publikun’.