Një burrë në fshatin Koretin të Kamenicës ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur.
Policia ka nisur hetimet për rastin, që po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
“Fsh. Koretin, Kamenicë 12.05.2022 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.