Deputeti i VV-së: Rritja e pagës minimale do ta mundësojë zvogëlimin e varfërisë

Deputeti i VV-së: Rritja e pagës minimale do ta mundësojë zvogëlimin e varfërisë

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, tha se kjo parti e mbështet propozimin e Qeverisë për pagën minimale, shkruan GazetaEnigma.

Sipas tij votimi i pagës minimale do të mundësojë zvogëlimin e varfërisë në Kosovë, teksa shton se më së shumti përfitojnë punëtorët e sektorit të tregtisë dhe ekonomisë.

“LVV e mbështet dhe i rekomandon Kuvendit ta mbështes këtë Projektligj sepse synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore. Propozimi për pagën minimale mbështetët në organizatën minimale të punës.Paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kjo edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas viti. Paga minimale vlerësohet të jetë 342 euro. Grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë. Shumica e tyre janë 16 deri në 34 vjet. Shumicën e vendeve evropiane paga minimale është gjysma e pagës mediate, dhe kjo rritje do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë”, tha Muja. / GazetaEnigma

Related Articles