Deputeti i PDK-së: Veteranët nuk janë trajtuar kurrë ashtu siç duhet

Deputeti i PDK-së: Veteranët nuk janë trajtuar kurrë ashtu siç duhet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, në seancën e Kuvendit, tha se çështja e pagës minimale është e rëndësishme sidomos për një pjesë të shoqërisë e cila jeton në kushte të vështira, shkruan GazetaEnigma.

“Po flasim për një projekt ligj i cili është më i rëndësishmi për popullin e Kosovës, sidomos për një pjesë që jetojnë në kushte të vështira”, tha Qalaj.

Ai theksoi se nuk mund të konsiderohet që ka rritje të pagës minimale kur shihet sa është vlera e pagës minimale sot në treg dhe sa është vlera e pagës se propozuar.

“Nëse e analizojmë se sa ka qenë vlera e pagës minimale në fuqi në treg, dhe sa është e kësaj pagës minimale te propozuar, besoj që nuk mund te flasim për rritje. Nëse flasim për vlerën, nuk parë gjendjen me rritje të çmimeve, ekonomi, më së paku mund te flasim për rritje të pagës. Kisha kërkuar që paga minimale, të jetë me e lartë se 300 euro, edhe prapë nuk do të ishte e mjaftueshme”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Qalaj ndër të tjera theksoi se veteranët nuk janë trajtuar kurrë siç duhet dhe se atyre duhet tu mundësohet të punojnë.

“Kur ne mburremi me veprën e dëshmorit tanë, ne duhet të i trajtojmë kategoritë e dala nga lufta, ashtu siç e meritojnë. Është fakt që veteranët nuk janë trajtuar kurrë ashtu siç duhet. Ne si shoqëri ua kemi borxh veteranëve, të trajtohen se paku më mirë se sa trajtohen tash.  Veteranët i kemi keq, dhe e dyta është të u mundësojmë të punojnë”, përfundoi Qalaj. / GazetaEnigma

Related Articles