Kosovë: 924 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Kosovë: 924 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 924 tiketat në bazë të ligjit COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën në Kosovë pesë viktima me COVID-19.

Sipas IKSHPK janë regjistruar 187 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,944 mostrave.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 105,375 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,178 kanë vdekur. Gazeta “Enigma”.

Related Articles