Mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin për ta pranuar Kosovën në Eurovision

Mbi 10 mijë nënshkrime në peticionin për ta pranuar Kosovën në Eurovision

Festivali evropian i këngës “Eurovision”, akoma nuk ka hapur dyert për Kosovës, por artistë nga shteti më i ri në Evropë po gjejnë mënyra për të depertuar në këtë festival përmes shteteve tjera.

Një peticion i hapur që i bëenë thirrje EBU-së (Rrjeti i Transmetuesve Evropian), ta pranoj Kosovën si shtet në festivalin e këngës “Eurovision”, tashmë ka arritur në mbi 10.000 nënshkrime.

Faqja “Eurovision Kosovo”, ka njoftuar se ky është peticioni më i madh që i është drejtuar ndonjëherë EBU-së.

“Në ditën kur do të mbahet finalja e Eurovisionit, peticioni për të pranuar Kosovën në Eurovision ka kaluar mbi 10.000 nënshkrime. Ky është peticioni më i madh që ju është drejtuar EBU-së ndonjëherë”, thotë “Eurovision Kosovo”, e cila po udhëheq një fushatë për pranimin e Kosovës në këtë garë.

Related Articles