Këngëtari i njohur Fero ka ngjallur interes me deklaratat e tij gjatë emisionit “Live me Luizin”, ku ishte i ftuar për një intervistë me Luiz Ejllin.
Gjatë bisedës, artisti foli për familjen, jetën personale dhe karrierën, por nuk munguan as pyetjet rreth një pjesëmarrjeje të mundshme në spektaklin “Big Brother VIP”.
I ngacmuar nga Luizi nëse do të pranonte të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Fero la të kuptohej se, nëse do ta merrte një vendim të tillë, do të hynte vetëm për të fituar.
“Nëse do të hyja në Big Brother, qëllimi im është për të fituar. Ta pyes publikun: A keni qejf të hyj apo jo unë në Big Brother?”, u shpreh këngëtari.
Ai kujtoi gjithashtu se emri i tij është përfolur vazhdimisht si një nga banorët e mundshëm të spektaklit.
“Nuk ka pasur edicion që emri im të mos jetë lakuar se do të hyj”, deklaroi Fero.
Më pas, artisti bëri edhe një batutë në drejtim të Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.
“Tani, duke qëndruar me ty, është shumë e lehtë ta fitoj Big Brother-in”, tha ai me humor, duke shkaktuar duartrokitje nga publiku në studio.
Deklaratat e Feros kanë rikthyer në vëmendje mundësinë e pjesëmarrjes së tij në formatin televiziv, megjithëse këngëtari nuk konfirmoi ndonjë marrëveshje apo vendim konkret për t’u bërë pjesë e spektaklit.
