Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme parashihet të jetë kryesisht me diell, pjesërosht me vranësira, përcjellë GazetaEnigma.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. / GazetaEnigma

Related Articles