Letonia: NATO do të gjejë zgjidhje të arsyeshme për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Letonia: NATO do të gjejë zgjidhje të arsyeshme për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

NATO do të gjejë një zgjidhje të arsyeshme për të pranuar Finlandën dhe Suedinë si anëtarë të rinj të aleancës pavarësisht shqetësimeve turke, ka thënë ministri i Jashtëm letonez, Edgar Rinkevics.

“Ne i kemi pasur ato diskutime në aleancë shumë herë më parë. Unë mendoj se ne kemi gjetur gjithmonë zgjidhje të arsyeshme dhe se do ta gjejmë një të tillë edhe këtë herë”, u tha ai gazetarëve teksa mbërriti për një takim me homologët e tij të NATO-s në Berlin, shkruan Euronews.

“Anëtarësimi suedez dhe finlandez është i një rëndësie të madhe për të gjithë aleancën, dhe në fund të fundit edhe për Turqinë.”

Related Articles