Një qytetar nga Lipjani ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë hedhur koktej molotovi në veturën e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur policia.
Sipas policisë, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Lipjan 02.05.2021 – 01:21. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë hedhur koktej molotovi në veturën e tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.Gazeta “Enigma”.