Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të reja me COVID në Kosovë.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 486 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792.