Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojnë.
Këto komente ai i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviq.
Lajmin për takim, komisioneri evropian e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“Diskutim i sinqertë me MPJ Nikola Selaković për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në të gjithë BB-në dhe rrugën e Serbisë në BE. Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë”, thuhet në njoftim.