Tifozi kuqezi nervozon Maldinin, ja veprimi i drejtorit sportiv të Milanit (Video)

Tifozi kuqezi nervozon Maldinin, ja veprimi i drejtorit sportiv të Milanit (Video)

Paolo Maldini njihet si një nga personazhet më paqësorë të botës së sportit, me ish-kapitenin e Milanit që rrallë herë shfaqet I inatosur në publik.

Rasti i fundit ka shfaqur një tjetër anë të drejtuesit kuqezi i cili u nervozua me veprimin e një tifozi kundrejt makinës së tij.

Në videon e publikuar nga “LaGazzetadelloSport” shihet sesi gjatë kalimit te një grumbulli tifozësh përpara ndeshjes kundër Atalantës një tifoz në eufori e sipër i hedh ujë xhamit të përparmë të makinës së Maldinit.

53-vjeçari reagoi menjëherë duke i tërhequr vëmendjen tifozit dhe duke e kritikuar nga brenda makinës. Më pas ai u largua i inatosur, me ngjarjen që u bë virale pas pak minutash. 

Related Articles