Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35të BKT Superligës, si dhe xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B.
Drejtori Sportiv i Dritës, Valon Zymberi ndonëse i suspenduar për gjashtë muaj nga FFK, është deklaruar në konferencën e fundit të klubit për media.
Kështu Disiplinori ka kërkuar deklaratë shtesë nga FC Drita pasi ka lejuar Drejtorin Sportiv të saj Valon Zymberi të deklarohet në konferencë për shtyp edhe pse ishte i dënuar.
Më poshtë gjeni vendimin e Komisionit Disiplinor të FFK-së:
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 35të BKT Superligës, si dhe xhiros së 27-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, edicioni 2021-2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive :
Hapje e Procedurës:
FC ”Drita”. Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga FC “Drita“. Afati 20.05.2022 ora 13:00.
Drejtori sportiv të FC ” Drita ” Valon Zymberi. Edhe pse ishte nën masën e suspendimit si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga Valon Zymberi. Afati 20.05.2022 ora 13:00.
Lojtari i KF ”Vita”, Ylli Fazliu me nr fanelle 11 dhe nr ID 009819M97. Ofendon rëndë lojtarin kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Arbëria-Vitia. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga lojtari i KF “ Vitia” , Ylli Fazliu. Afati 20.05.2022 ora 13:00.
/Gazeta Enigma/