Një shembje gurësh ka ndodhur në vendin e quajtur Bllacë në afërsi të kufirit Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Ministria e Infrastrukturës.
Nga MI në një përgjigje për Klankosova.tv tha se kjo pjesë gjendet në Maqedoninë e Veriut.
“Sipas informacioneve tona, kjo rrëshqitje është në pjesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sidoqoftë. Menaxheri rajonal është atje dhe presim konfirmimin e tij”-thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.