Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, së fundmi ka reaguar lidhur me raportimet për dënimin me burg të deputetes së LVV-së, Jetmire Vrenezi, pas keqpërdorimit të detyrës zyrtare, shkruan GazetaEnigma.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet t’i kërkojmë falje Adem Grabovcit, teksat jemi duke e parë pushtetin se si i mbron shkeljet.
Postimi i plotë:
“Duke e pa se si i mbron pushteti: 1. Ministren që shkel Kushtetutën. 2. Ministren që godet fëmijën me makinë. 3. Ambasadorin që nuk e deklaron pasurinë dhe dyshohet për bartjen e 600 mijë eurove kesh nga shteti në shtet. 4. Deputeten e dënuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. 5. Skandalin me rrymë. Mendoj se PDK, shoqëria civile dhe mediat duhet t’i kërkojnë falje publike Adem Grabovcit”, u shpreh Musliu. / GazetaEnigma