Ukraina ka nënshkruar kontratën me Pfizer për 10 milion doza të vaksinave kundër COVID-it duke e quar numrin e dozave në 20 milion. Zyra e Presidentit të Ukrainës e ka konfirmuar nënshkrimin kontratës.
“Kemi nënshkruar kontratën. Do t’i kemi 20 milion të vaksinave” është thënë në përgjigjen e Zyrës.
Ukraina gjithashtu është duke shikuar mundësinë që të sigurojë vaksina nga AstraZeneca dhe nga Kina dhe nga programi global i COVAX.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total 752 mijë e 293 ukrainas kanë marr dozën e parë të vaksinave.
Ky shtet i cili llogaritet një popullsi prej 44 milion ka shënuar 2 milion të infektimeve me COVID-19 dhe 44 mijë e 436 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Transmeton Enigma