Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale për Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj.
Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale pa flamur të Kosovës, në emër të popullit të Kosovës ka dënuar luftën për liri të popullit të Kosovës.
Ai ka thënë se qeveria e Kuvendi bëhen pjesë e luftës speciale ndaj UÇK-së nëse nuk e shpërbëjnë Gjykatën Speciale.
“Pa flamur t’Kosovës, në emër të popullit t’Kosovës, Gjykata Speciale po e dënon luftën për liri të popullit t’Kosovës. Çdo ditë që Kuvendi dhe Qeveria nuk veprojnë për shpërbërjen e kësaj gjykate, ky Kuvend e kjo Qeveri janë pjesë e luftës speciale ndaj UÇK-së”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/