Haxhiu për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Sapo ta shoh vendimin do të kemi edhe qëndrime (VIDEO)

Haxhiu për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Sapo ta shoh vendimin do të kemi edhe qëndrime (VIDEO)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk e ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Ajo ka thënë se ende nuk e ka parë sesi ka rrjedh seanca pasi ishte në një aktivitet, por shtoi se pasi ta shikojë, do të dalë me qëndrim.

“Sapo ta shoh situatën sesi ka rrjedh natyrisht se do të kemi edhe qëndrime”, ka thënë Haxhiu.

Ndërkohë Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u shpallën fajtorë sot dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim./Gazeta Enigma/

Related Articles