Në ditën e sotme në Kiev do të mbahet Gjyqi i parë, sa i përket akuzave për krime të luftës Rusi-Ukrainë, shkruan BBC, përcjellë GazetaEnigma.
Ushtari rus 21 vjeçar, Vadim Shishimarin, akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në ditët pas fillimit të pushtimit.
Shishimarin mund të dënohet me burg të përjetshëm në rast se do të shpallet fajtor.
Prokurorët thonë se Shishimarin po ngiste një automjet të vjedhur dhe aty ka vrarë një burrë 62-vjeçar ukrainas që po lëvizte me biçikletë.
“Me këtë gjyq të parë, ne po dërgojmë një sinjal të qartë se çdo autor, çdo person që urdhëroi ose ndihmoi në kryerjen e krimeve në Ukrainë nuk do të ngelet pa u dënuar,” tha prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova. / GazetaEnigma