Rrotullohet kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohet një person

Një person është lënduar pasi një kamion është rrokullisur në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në kilometrin e 2-të Lipjan – Prishtinë.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20.

“Rreth orës 8:20 në autostradën “Arbën Xhaferi” në kilometrin e 2-të, Lipjan – Prishtinë, është raportuar për një akisdent trafiku. Njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës ka dal në lokacion. I përfshirë në këtë vetaksident ka qenë një kamionet dhe raportohet që një person të ketë marrë lëndime trupore. Njësitet relevante dhe ato për menaxhim të autostradës janë marrë me rastin”, ka deklaruar Hoxha.

Tutje Hoxha ka bërë thirrje nga drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë ngjasjes.

“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent dhe shpejtësinë e automjetit ta përshtasin me kushtet e rrugës në mënyrë që të kemi sa më pak aksidente rrugore” – theksoi Hoxha./Gazeta Enigma/

Related Articles