Presidenti i Serbië, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ndodhen në një situatë specifike për shkak të “ngjarjeve rreth Kosovës”.
“Dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë të ruajmë interesat tona sepse presionet do të jenë më të ashpra. Që nga dita kur Presidenti i Rusisë tha se në çfarë e bazon pushtimin e tij të Ukrainës në kuptimin formal-juridik dhe politik, që nga ai moment, të gjitha fuqitë perëndimore po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të nyjës së Kosovës, me qëllim që ta thyejnë argumentin nga dora e presidentit rus”, deklaroi ai, raporton Tanjug.
“Dhe mos kini asnjë dyshim për këtë, është diçka që e dëgjoj kudo, kudo që kam qenë në Evropë dhe në botën perëndimore”, tha Vuçiq.
“Sigurisht, rusët i gjetën gabimet e tyre nga e kaluara dhe i përdorin për nevojat e tyre, sjellje logjike, për ne është vetëm një barrë shtesë dhe mundim shtesë”, theksoi kreu i shtetit serb
Ai tha se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë, derisa theksoi se “janë në një presion të madh”.