Themeluesi i kësaj partie, Ramush Haradinaj me përfundimin e luftës në vitin 1999 braktisi jetën ushtarake dhe u inkuadrua në jetën politike ku edhe themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila kishte një shtrirje më të theksuar në rajonin e Dukagjinit.
Haradinaj në 21 vjetorin e themelimit ka deklaruar se subjekti i tij dallon nga partitë e tjera për faktin se jo vetëm i artikulon bukurat interesat e Kosovës por edhe i realizon ato. Sipas tij, Kosova ka shënuar suksese në kohën kur ai ishte në krye të Qeverise.
“Ne vendosëm vet, nuk dialoguam me Serbinë, vendosëm vet për taksën dhe reciprocitetin, mbrojtëm sovranitetin tonë dhe ekonominë tonë duke vendos vet. Ne nuk negociuam me Serbinë por vendosëm vet për Ushtrinë e Kosovës. Ne nuk negociuam me Serbinë por vendosëm vet për Trepçën. Po ashtu, vet vendosëm për pavarësimin energjetik” ka thënë ai.
Ai ka thënë se janë të përgatitur për zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen këtë vit dhe ata do të shënojnë fitore nëpër komunat e Kosovës. “Mos harroni të gjithë, aleanca është këtu. Në zgjedhjet komunale që po vinë, ne do t’i tregojmë të gjithëve se qytetari na beson”, shtoi Haradinaj.